Tiranë, 20 korrik 2011, NOA – Shpërthimi i një makine ka tronditur banorët e një zone qendrore në kryeqytet në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit në rrugën “Riza Cerova”.
Një makinë me targa të huaja në pronësi të 30-vjeçarit Shpëtim Çiçiku, e parkuar anës rrugës ka shpërthyer, por fatmirësisht pa lënduar asnjë person.
Policia e Tiranës po heton për ngjarjen.
Sipas hetimeve të para makina ka shpërthyer nga hedhja e një bombe molotov.
Sipas të dhënave nga policia, pronari i makinës Çiçiku është bërë shpesh pre e akteve të tilla.
Policia thotë se pronari i makinës së shpërthyer është shok i një personazhi të krimit në kryeqytet, Emiliano Shullazit, porse ai ka hedhur poshtë ndonjë hasmëri me persona të tjerë.
Peronat që i kanë vënë bombën makinës nuk janë identifikuar ende.
mit/NOA