Tiranë, 20 korrik 2011 NOA – Shuhet zjarri në zonën e ish – Poligrafikut në kryeqytet.
Pas më shumë se dy orësh, zjarrëfikësit kanë mundur të ndalin flakët e mëdha në frabrikën e plastmasit, e cila u shkrumbua tërësisht pas rënies së zjarrit rreth mesditës.
Ende nuk saktësohen shkaqet, ndërsa më herët u fol për mundësine e një shkëndije elektrike.
8 zjarrfikëse, 2 prej të cilave të ardhura nga Durrësi bënë të mundur mbajtjen nën kontroll të flakëve që kërcënuan dhe dy punishte druri në krah të fabrikës.
Si rezultatet i zjarrit u lënduan lehtë vetem dy punëtorë, të cilët bashkë më të tjerët u evakuan menjëherë nga vendi i tyre i punës.
a.q/NOA