English

Thaçi: Do kërkojmë mendimin e Kushtetueses për imunitetin

Prishtinë, 20 korrik 2011, NOA- Në mbledhjen e radhës të qeverisë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur mandatin e vet ligjor dhe kushtetues.

Në vijim të mbledhjes kabineti i qeverisë ka vendosur që të kërkojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me imunitetin e presidentit, kryeministrit, anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe për bartësit tjerë të institucioneve në Kosovë.

Kjo çështje, e cila është bërë objekt i diskutimit në ditët e fundit, duhet të marrë përgjigjen legale nga institucioni më i thirrur për zbatimin e kushtetutshmërisë në Kosovë, ka thënë kryeministri Thaçi lidhur me imunitetin e deputetëve.

a.y/NOA

KOMENTE