English

Velipojë, abuzime me taksat për parkimin në zonën e plazhit

Shkodër, 20 korrik 2011 NOA - Prej kohësh në zonën ë plazhit në Velipojë është vendosur “afriticialisht” një taksë prej 100 lekë të reja për çdo automjet që parkohet, në të kundërt pushuesit nuk lejohet të hyjne në bregdetin e kësaj Komune. Në sajë të hetimeve të bëra, rezulatoi se për marrjen e kësaj takse, punonjësit e Komunës Velipojë, përdorin ose pajisin drejtuesit e mjeteve të pushuesve me një biletë, bileta këto të cilat nuk janë te miratuara nga Ministria e Ekonomisë dhe se kjo taksë nuk është mbështetur në ligjin Nr 9632 datë 30.12.2006, "Për sistemin e taksave vendore". Në lidhje me të këtë rast, nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër është bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Shkodër, ku janë kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale. Sa më sipër materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Shkodër. a.q/NOA

KOMENTE