SHBA, 20 Korrik NOA - Amy Winehouse akuzohet për ngacmime ndaj ish bashkëshortit të saj Blake Fielder-Civil.
Me sa bëhet e ditur ajo e ka bombarduar atë me mesazhe provokuese dhe telefonata tepër të forta.
Lajmi është bërë i ditur nga e fejuara aktuale e Fielder-Civil, Sarah Aspin, që e tërbuar nga situata ka kërcënuar këngëtaren se do ta denonconte.
“Amy ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale nëpërmjet telefonit, kur ai ishte përkrah meje”, - bëri të ditur ajo për të përditshmen britanike “The Sun”.
Sarah, 31 vjeçe, që nga lidhja me Fielder Civil ka një djalë shtoi: “Ajo është e çmendur. Duhet të qëndroj larg nesh, pasi tani jemi një familje. Kam duruar mjaft nga sjellja e saj. I dërgon ende mesazhe provokative të firmosura nga Amy”.
r.b/NOA