English

17 vjeçari vret prindërit e më pas fton miqtë për festë në shtëpi

E enjte, 21 korrik 2011, NOA- “Djema, shtëpia e lirë, festa tek unë, jeni të gjithë të ftuar”. Një fjali klasike mes adoleshentëve, po të mos ishte rasti i Tyler Hadley 17 vjeç nga Florida i cili nuk ka përfituar si zakonisht nga fundjava në fshat e prindërve, pasi 17 vjeçari nënën dhe babanë i ka mbajtur të mbyllur në dhomën e gjumit pasi i ka vrarë.

Mund të duket si dramë e ndodhur në një film, por në fakt është krejt e kundërta, pasi rasti ka ndodhur në Port St. Lucie, qytet bregdetar mes Orlandos dhe Miamit.

Fqinjët e shtëpisë së Hadley, tregojnë për “Associated Press” duke përshkruar se si Tylor ishte një djalë i edukuar dhe i sjellshëm që e shikonin shpesh të luante basketboll me të atin në pjesën e garazhit dhe më shumë se sa vrasëse ishte modeli i fëmijës së edukuar.

Në fakt të shtunën në mbrëmje “djali i mbarë” vrau mamanë dhe babanë duke i goditur me thikë për ti fshehur më pas kufomat e tyre dhe për të ftuar më tej miqtë me një lajmërim në Facebook.

Ndërsa Blake e Mary Jo Hadley, teknik elektrik në moshën 54 vejçare dhe nëna 47 vjeçare mësuese në fillore, ngrinin poshtë krevatit djali kalonte natën me miqtë e tij duke pirë dhe dëgjuar muzikë.

Kishte aq shumë rrëmujë sa që ishte lajmëruar edhe policia, por zbulimi u bë pas një njoftimi të dytë, pasi i riu u kishte treguar disa miqve të tij të cilët më pas kishin njoftuar edhe policinë.

Edhe më herët djali kishte shprehur qëndrime se donte ti hiqte qafe prindërit e tij por askush nuk e kishte marrë parasysh.

Ndërkaq i riu nuk ka dhënë asnjë shpjegim për veprimin e tij dhe as gjykatësit para të cilit u paraqit për herë të parë të mërkurën, duke u paraqitur në sallë i qetë dhe i relaksuar.

I riu po hetohet për vrasje të gradës së dytë, por pritet që akuzat për të shtohen pas mbledhjes së detajeve të tjera, gjithsesi prej moshës i riu nuk rrezikon dënimin maksimal i cili vazhdon të jetë ende në fuqi në Florida.

Sipas dëshmive të miqve të tij thuhet se pas vrasjes ai e ka soditur mirë kufomën e të ëmës, pasi kishte rënë nga goditjet e tij.

Mësohet se para se të jepte shpirt nëna e të riut ka lëshuar një britmë duke belbëzuar “Përse?”, një pyetje që sipas ekspertëve të çështjes ende nuk e ka marrë një përgjigje.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Dorian Velia01:01 - 22 Korrik 2011
    nje horror te till se imagjinoja ne nje film e jo me ne realitet