English

Abuzimet me ujin e pijshëm, nis ndërprerja e lidhjeve të paligjshme

Tiranë, 21 korrik 2011 NOA - Ujësjellësi i Tiranës vijon fushatën kundër lidhjeve të paligjshme në rradhët e konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.

Sipas të dhënave zyrtare, shpërndarë mediave nga UKT, vetëm brenda 2 javëve të para të Korrikut janë vendosur 2 200 ujëmatës në territorin që Ujësjellësi mbulon dhe ka realizuar 4 600 prerje tek konsumatorët privatë dhe familjarë.:

2 640 prej tyre janë debitorë familjarë dhe 860 të tjerë janë debitorë privatë.

Ndërkohë që rreth 1 100 konsumatorë kanë refuzuar vendosjen e ujëmatësve, duke u ndëshkuar gjithashtu me prerjen e furnizimit me ujë.

Në deklaratën për shtyp, Ujësjellësi i Tiranës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të mos shpërdoruar ujin e pijshëm, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur edhe burimet ujore pakësohen.

a.q/NOA

KOMENTE