English

Aksidenti në Fratar, 8 vjet burg për shoferin grek

Fier, 21 korrik 2011 NOA - Gjykata e Fierit ka vendosur 8 vjet heqje lirie për shoferin grek që drejtonte autobusin e linjës Tiranë-Athinë, Thomas Tsogas. Pas pretendimeve të prokurorisë, trupa e gjyqtarëve vendosi fillimisht dënimin e tij me 12 vjet heqje lirie, dënim qeë më pas zbriti në 8 vjet heqje lirie, për shkak te gjykimit të shkurtuar.

Autobusi i linjës Tiranë- Athinë, pronë e një agjencie greke udhëtimi, ka dalënga rruga, në komunen Fratar në aksin rrugor Ballsh-Tepelene, duke përfunduar 100 metra në një rrëpirë ku u rrokullis disa herë.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 20.00 kur krejt papritur autobusi ka dalë nga rruga duke u përmbysur e duke sjellë vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve

a.q/NOA

KOMENTE
  • Hasan Skenderaj08:39 - 24 Korrik 2011
    edhe ky saeka rene prane fsatit tim