English

Alberto i Monakos: Mjaft thashethemeve mbi martesën tonë

E enjte, 21 korrik 2011, NOA- “Mjaft më me lajme të rreme mbi martesën tonë. Në Afrikën e Jugut ne u vendosëm në hotele të ndryshme për arsye praktike. Merrja pjesë nëpër mbledhje dhe isha i detyruar të zgjohesha shpejt çdo mëngjes, nuk doja që të rrezikoja të zgjoja gruan time”, është shprehur kështu Alberto i Monakos duke dashur tu japë fund thashethemeve mbi krizën në martesën e tij me Charlene Witstock.

Më tej ai ka shtuar se duhet të ketë disa persona në Monako që i duan të keqen funksionimit të kësaj martese.

a.y/NOA

KOMENTE