Barcelonë, 21 Korrik NOA - Përshpejtimi i marrëveshjes së shumëpritur të Barcelonës ishte ekzistent dhe njoftimi i Alexis Sanchez si një lojtar i ri i Barçës është vetëm çështje orësh.
Gino Pozzo, i biri i presidentit të Udinezes, faktikisht ka deklaruar për RAC 1 se akordi mes dy palëve është arritur totalisht.
Italianëve do ti shkojë një shifër prej 27 milionë eurosh që mund të bëhen 43 të tilla si rrjedhojë e bonuseve.
r.b/NOA