English

Ambasadorët: Emri i lojës vetëm dialog, domosdoshmëri për integrimin

Tiranë, 21 korrik 2011, NOA- Në një deklaratë për situatën politike në vend trojka e ambasadorëve ka apeluar sërish për dialog mes palëve politike.

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth ka thënë se është e nevojshme të nisë dialogu politik, duke thënë se ky dialog është në të mirë të vendit.

Ai e ka cilësuar dialogun si domosdoshmëri për integrimin duke shtuar se ky është një hap që duhet marrë sa më parë.

Në vijimësi nga ana e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë është apeluar që politika të kapërcejë ngërçin në të cilin është përfshirë si dhe ti rikthehet normalitetit, duke çuar përpara rrugën e reformave.

Ndërsa ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi ka shtuar gjithashtu në përsëritje të deklaratës së Baroneshës Ashton, se duhet nisur sa më shpejt dialogu.

një zë, në sinkron ambasadorët përmes zërit kanë thënë se emri i lojës është vetëm dialogu politik.

Kjo deklaratë erdhi në festën e organizuar nga ambasada e Egjipitit në kuadër të festës kombëtare të këtij vendi ku ishin të pranishëm ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, zv.ambasadorja e SHBA-ve Deborah Jones dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth.

a.y/NOA

KOMENTE