English

BE dhe krimineli serb i radhës

Arrestimi i Haxhiçit një hap tjetër drejt BE-së, por pa automatizma

Nga Verica Spasovska

Ratko Mladiçit dhe Radovan Karaxhiçit do i zgjerohet rrethi shoqëror në burgun e Hagës. Aty do të shkojë edhe Goran Haxhiçi, i akuzuari tjetër serb i krimeve të luftës, i cili ka qenë në arrati dhe akuzohet për krime të kryera në Kroaci.

Në këtë mënyrë presidenti serb Boris Tadiç, mbajti premtimin e bërë pak pas arresimit të Ratko Mlladiçit dy muaj më parë dhe në këtë mënyrë përmbushi një kusht të rëndësishëm për fillimin e bisedimeve të pranimit të vendit në BE.

Kritikët mund të shohin po ashtu si gjatë arrestimit të Mladiçit edhe kësaj here një strategji të caktuar, një ujdi për të përshpejtuar afrimin e vendit me BE. Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz, ka shtuar muajt e fundit presionin mbi Beogradin për të intensifikuar kërkimin e kriminelëve të luftës. Pas kësaj teorie ekziston dyshimi se qeveria serbe në fakt e ka ditur gjatë gjithë kohës se ku kanë qenë fshehur kriminelët e luftës, dhe i nxjerr ata tani për të fituar kapital politik.

Kush argumenton në këtë mënyrë nuk duhet të neglizhojë faktin që presidenti Tadiç është presidenti i parë serb, i cili ka bërë gjeste pajtimi kundrejt fqinjëve. Së fundi vitin e kaluar ai inicoi një deklaratë të parlamentit serb për Srebrenicën, deklaratë që dënoi krimet e kryera ndaj myslimanëve boshnjakë në vitin 1995. Tadiçi punon më aktivisht se pararendësit e tij për të arritur pajtimin me fqinjët. Arrestimi i Goran Haxhiçit, do ta ndihmojë më shumë procecin e pajtimit. Sepse faji për vitet e luftës mund të përpunohet në mënyrë individuale, dhe kështu mund të nivelohet edhe faji kolektiv. E kuptueshme është kënaqësia e Kroacisë për nxjerrjen para gjygjit të një prej kriminelëve kryesorë të luftës. Për familjarët e viktimave të luftës në Kroaci, ekziston tani shpresa për të marrë vesh për fatin e njerëzve, që janë zhdukur nën komandën e Haxhiçit.

Ekziston vetëm pak dyshim nëse arrestimi i Goran Haxhiçit do të forconte pozitat e presidentit serb Tadiç para zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Sepse populli përshëndet çdo hap të Serbisë në drejtim të BE-së. Por, Serbia nuk mund të jetë tani krejt e sigurt, se do të hapet rruga për bisedimet e pranimit. Sepse deficitet duhet të mënjanohen edhe në fusha të tjera të rëndësishme. Në to bëjnë pjesë lufta kundër korrupsionit dhe kriminaliteti si dhe forcimi i parlamentit, i cili duhet të verë nën kontroll shërbimin sekret. Edhe në këto fusha Serbia duhet të bëjë përparime të dukshme. Dhe së fundi zgjidhja e çështjes së Kosovës mbetet kushti më i rëndësishëm që Beogradi të hapë rrugën për në BE. Rruga e Serbisë për në BE është shkurtuar sot, megjithatë ajo vazhdon të mbetet e vështirë.

KOMENTE