E enjte, 21 korrik 2011, NOA- Kanë përfituar nga uji i pishinës dhe të veçuar kanë nisur përqafimet dhe puthjet.
Bëhet fjalë për futbollistin Christian Vieri dhe Nicole Minetti të cilët nuk kanë mundur ti shpëtojnë objektivit të paparacëve italianë.
Shkëmbimet e përqafimeve dhe puthjeve mes tyre në një hotel në Milano publikojnë fakte të asaj që ishte mohuar, lidhjes mes tyre.
Fotografitë u publikuan nga revista Novella 2000 i lënë pak imagjinatës, tashmë çifti nuk mund të mohojë më.
Pas mbrëmjeve në Milano dhe pushimeve në Formentera, ku dy të dashuruarit u takuan nën shoqërinë e miqve respektivë, Bobo dhe Nicole kanë lënë takim në Milano për të kaluar një fundjavë të nxehtë.
E në fakt këto foto janë demaskimi i mohimit të vazhdueshëm të tyre të cilët prej disa kohësh shpreheshin se ishin vetëm miq.
a.y/NOA