E enjte, 21 korrik 2011, NOA- Një film pornografik i Marilyn Monroe do të dalë në shitje për 500 mijë dollarë në 7 gusht në Buenos Aires, në ambientet e organizatës që merret me koleksionimin e filmave.
“Duke njohur se si janë fanatikët e Marilyn, filmi mund të arrijë edhe në një milion dollarë. Filmi me metrazh të shkurtër do të dalë në shitje në Qendrën Kulturore Borges me çmimin fillestar 500 mijë dollarë”, është shprehur Mikel Barsa përgjegjësi për këtë shitje.
Filmi me metrazh të shkurtër i Marilyn Monroe, është bardh e zi dhe zgjat 6 minuta, i xhiruar në vitin 1946, në kohën që aktorja ishte 21 vjeç dhe quhej akoma Norma Jean Baker.
Bashkë me të është edhe një aktor i panjohur, ku shfaqen pamje erotike të aktores. Filmi i përkiste koleksionit spanjoll, dhe pas vdekjes së koleksionistit spanjoll trashëgimtarët vendosën që ta shesin duke iu drejtuar Mikel Barsës, i cili kishte shitur edhe një kopje tjetër të ngjashme.
Një tjetër film i Marilyn Monroe i gjatë 15 minuta u shit në vitin 2008 për 1 milion e gjysmë dollarë.
a.y/NOA