Tepelenë, 21 korrik 2011 NOA - Një zjarr që ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Salari në rrethin Tepelenë, i ka marrë jetën një vajze vetëm pesëvjeçare, pasi u përfshi nga flakët.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se vogëlushja Kristina Hita, 5 vjeçe, gjendej bashkë me motrën dy vjet më të madhe duke luajtur në kasollen me bar që gjendej pranë shtëpisë së tyre.
Në një moment në mënyrë ende të paqartë ka plasur zjarri dhe flakët e përhapura me shpejtësi kanë shkaktuar djegien fatale të së voglës.
Kurse motra shtatëvjeçare e vogëlushes ka arritur të dalë nga plevica e gjallë me dëme joserioze.
Hetimet e para flasin për një zjarr të shkaktuar nga pakujdesia ku njëra nga motrat, ajo që arriti të dalë e gjallë, i ka vënë flakën barit të thatë të grumbulluar në kasolle, me një shkrepëse, në lojë e sipër.
e.t/NOA