E enjte, 21 korrik 2011, NOA- U ekzekutua në Teksas Mark Stroman, pas vrasjes së dy të huajve për tu hakmarrë ndaj atentatit të 11 shtatorit.
Mark Stroman i moshës 41 vjeçare u deklarua i vdekur në orën 20:30 të orës lokale, në burgun e Huntsville.
Në ditët pasuese menjëherë pas 11 shtatorit Stroman ka bërë një seri vrasjesh me motive raciste, duke vrarë dy persona që sipas tij mund të ishin myslimanë të Lindjes së Mesme, por në fakt viktimat ishin me origjinë nga nënkontinenti indian.
Stroman pas 11 shtatorit nisi një fushatë ndëshkuese në Dallas, ku vrau një pakistanez në 4 tetor dhe një indian në një pikë benzine në Mesquite.
Mes dy vrasjeve ai plagosi Rais Bhuiyan, i cili ka lindur në Bangladesh i cili nga sulmi i 41 vjeçarit humbi një sy për tu hedhur më pas, në mënyrë që ti shpëtonte sulmit.
Stroman kishte një të kaluar të mbushur me grabitje me armë dhe gjatë kohës që kishte qenë në burg kishte qenë pjesë e një grupi të vetëquajtur “Vëllazëria ariane”.
Dënimi me vdekje u dha për vrasjen e Vasudev Patel. Stroman është i teti person i dënuar me vdekje gjatë vitit 2011.
a.y/NOA