English

Fushata gjermane për mjedisin, vjen në Shqipëri

Tiranë, 21 Korrik 2011 NOA - Goethe-Institut dhe agjencia Heymann Brandt de Gelmini AG duan të zbulojnë së bashku me rininë shqiptare mënyrat e reja për rritjen e ndërgjegjësimit rreth mbrojtjes së mjedisit në Shqipëri.

Qendra e Gjermanishtes në Tiranë, Partnere e Goethe-Institut dhe ideatorët e fushatës „We kehr for you“ të Ndërmarrjes për Pastrimin e Berlinit (BSR), Heymann Brandt de Gelmini, do të zhvillojnë në kryeqytetin e Tiranës në periudhën 20.07.2011 – 24.07.2011 një studim për ndërgjegjësimin e popullsisë lidhur me mbrojtjen e mjedisit.

Do të zhvillohet nje anketim me rreth 1.000 persona në terren. Studimi do të drejtohet nga strategët për markat dhe modelet e kompanive z. René Heymann dhe menaxherja për marrëdhëniet me publikun znj. Ulrike Koschwitz si dhe nga drejtoresha e Qendrës së Gjermanishtes në Tiranë znj. Brigitta Grau-Günther. Rezultatet e këtij studimi do të paraqiten në muajin tetor. Përfaqësuesja e Goethe-Institut znj. Brigitta Grau-Günther shprehu dëshirën të bashkëpunonte me agjencinë kreative Heymann Brandt de Gelmini, e cila krijoi dhe realizoi nga viti 1999 deri në vitin 2003 fushatën e suksesshme “We kehr for you” të Ndërmarrjes për Pastrimin e Berlinit (BSR).

Me fushatën lokale të zhvilluar në atë kohë agjencia Heymann Brandt ge Gelmini u bë e njohur në të gjithë botën.

prill të vitit 2011 Qendra e Gjermanishtes përzgjodhi këtë agjenci, duke e ngarkuar në qershor 2011 me zhvillimin e studimit. Në këtë vend pas 40 vjetësh izolimi të plotë bashkë me dëshirën për t’u bërë pjesë e Evropës dhe e zhvillimit ekonomik po rëndohet situata mjedisore, madje te një pjesë e popullsisë po rritet edhe ndërgjegjësimi për rreziqet që lidhen me këtë.

Nisur nga kjo Qendra e Gjermanishtes do të zhvillojë në të ardhmen një fushatë sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit, e cila shprehet me humor e jo duke ia vënë fajin tjetrit, nxit perceptimin dhe përgjegjësinë individuale dhe publike. Në kuadër të studimit të financuar nga Pakti i Stabilitetit nga data 20 – 24 korrik 2011, duhet të evidentohen qëndrimet dhe vlerat e popullsisë në lidhje me familjen, shtetin dhe mjedisin dhe të krijohen ide për konceptimin e një fushate lokale për mbrojtjen e mjedisit.

Pjesëmarrësit e workshop-it përbëhen nga drejtoresha e Qendrës së Gjermanishtes, punonjës të një agjencie publicitare shqiptare, producentë reklamash filmike si dhe studentë e gjimnazistë.

e.t/NOA

KOMENTE