Tiranë, 21 korrik 2011 NOA – Kuvendi miraton dy emrat e propozuat nga kryeministri Berisha për vendet vakante në qeveri, të dekretuara paraditen e sotme edhe nga presidenti Bamir Topi.
Pak minuta më parë, në seancën e fundit plenare për sesionin e 4-ët, deputetë të mazhorancës kanë votuar pro emrit të Eduard Halimit si ministër i drejtësisë dhe Aldo Bumçit si ministri i ri i ministrisë së turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve.
Që prej ditës së sotme Halimi dhe Bumçi janë zyrtarisht anëtarë të kabinetit të ri qeveritar, duke zëvendësuar paraardhësit e tyre Nishani dhe Xhaferri, për shkak të përfshirjes në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
a.q/NOA