Një video është publikuar sot ku tregohet ministri i Jashtëm Shqiptar Edmond Haxhinasto në takimin me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Në këtë video, ndërsa pritej të niste mbledhja e përbashkët, z.Haxhinasto, ka shkëmbyer batutë me ministren e Integrimit Majlinda Bregu.
Në momentet kur disa fotografë dhe kameramanë ishin afruar për të nxjerrë fotografi dhe bërë filmime, Haxhinasto i drejtohet Bregut me fjalët: Këta të nxjerrin dhe poret e fytyrës”, duke iu referuar fiksimit të tyre në celuloid nga fotografët e shumtë.
Ndiqni më poshtë videon: