English

Jolie-Pitt, martesë në Francë?

Francë, 21 Korrik NOA - Angelina Jolie dhe Brad Pitt “shumë shpejt do të martohen... në Francë”: ky është titulli që po përdor çdo gazetë e përditshme dhe revistë javore në Francë, në lidhje me këtë eveniment të rëndësishëm të çiftit.

Siç shkruajnë mediat bëhet e ditur se ky hap i rëndësishëm po merret dhe si rrjedhojë e dëshirës së gjashtë fëmijëve të çiftit të cilët kërkojnë me ngulm një martesë mes Brad dhe Angelina.

Bazuar në fjalët e një miku të gushtë të çiftit, martesa do të zhvillohet në vilën e tyre në Francëjug të vendit “në vendin me intimitet më të madh”.

r.b/NOA

KOMENTE