English

Kuzhinieri gjen vdekjen duke gatuar në restorantin e Krujës

Krujë, 21 Korrik 2011 NOA – Ishte duke gatuar për klientët që prisnin në tavolina te restorantit ku punonte, por një aksident fatal i ka marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në një restorant në qytetin e Krujës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Mësohet se Afrim Kociu, 53 vjeç, banues ne Krujë, i punësuar si kuzhinier në një restorant ne qytetin e Krujës, ndërsa ishte duke gatuar, në kohën kur po vinte ne pune aspiratorin e kuzhinës së lokalit, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në prizë, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Me urgjencë ai u dërgua në Spitalin e Krujës, por mjekët konstatuan se ai kishte vdekur që pa mbërritur në spital.

e.t/NOA

KOMENTE