English

Më ngacmove shoqen në Facebook, ekzekuton adoleshentin

Korfuz, 20 Korrik 2011 NOA/ Alba Filipi – Jeta e një 17-vjeçari shqiptar u shua në Korfuz, pasi një bashkatdhetar i tij e vrau sepse i ngacmonte shoqen në Facebook.

Krimi ndodhi fare pranë sheshit qendror të Korfuzit, natën duke gdhirë dita e Enjte. Korrespondentja e agjencisë NOA citon burime zyrtare policore në Korfuz që saktësojnë se viktimë e krimit ishte një djalë 20 vjeçar.

Gjithçka ndodhi në mbrëmje rreth orës 21.00 kur shoqëria e dy djemve “rivalë” kishte mbyllur paraprakisht një takim në qendër të qytetit, “për t’u sqaruar”. Ky takim u mbyll përmes komunikimit në Facebook.

Dy grupet me nga tre shqiptarë secili, u takuan në shesh, pranë Bankës Kombëtare Greke, dhe nisën të debatojnë. Në qendër të debatit ishte një 20 vjeçar i cili iu përvesh djalit tjetër, 17 vjeç, duke e akuzuar se po i ngacmonte shoqen e tij në Facebook.

Në këtë debat ka qenë e pranishme dhe vetë vajza për të cilën aludohej nga 20 vjeçari.

Në gjaknxehte e sipër, 20 vjeçari ka nxjerrë një thikë duke e plagosur rëndë djalin 17 vjeçar. Menjëherë më pas, bashkë me shoqen e tij 18 vjeçare dhe një shok bashkëmoshatar të tij, që të tre u zhdukën për t’i shpëtuar një ndjekje të mundshme policore.

Gjithçka ndodhi në sy të shumë banorëve vendas dhe turistëve që panë skenën e përgjakshme.

I riu i plagosur u dërgua në spitalin shtetëror të Korfuzit, por dëmtimet me thikë ishin vdekjeprurëse ndaj ai ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Forca të shumta policore që shkuan në vendngjarje, bënë procedurat e rastit dhe shpallën në kërkim tre personat që u përfshinë në krim, duke identifikuar djalin 20 vjeçar si autor të vrasjes.

Sot paradite, policia konfirmoi se ka arrestuar një prej të dyshuarve, por ende po kërkon vajzën që u bë “sebep” i sherrit si dhe të dyshuarin kryesor për vrasjen. Policia tha se i druhet një arratie të mundshme të çiftit, nëpërmjet portit të Igumenicës për në Shqipëri.

a.f/e.t/NOA

KOMENTE
  • Hasan Skenderaj14:46 - 21 Korrik 2011
    ky esht turpi me i madh per sidomos per shqiptaret qe jetojne ne greqi qe i besojne facebook-ut nepermejt tij hyn ne grindje madje te mar jeten e njeri-tjetrit ne vendin e huajturp tallen greket me ne se s'jemi te zotet e vet-vetes