English

Mediat serbe: Haxhiç i fshehur më mirë se Mlladiç, më shumë në Rusi se në Serbi

Beograd, 21 korrik, NOA - Goran Haxhiç, 53-vjeçari serb që u arrestua së fundmi nën akuzën e krimeve të luftës,

ka shpenzuar më shumë kohë në Rusi se sa në Serbi, gjatë shtatë viteve që ka qëndruar si i fshehur.

Në këtë periudhë, ai u mbështet financiarisht nga përfituesit e luftës, priftërinjtë individualë, si edhe njerëzit e afërt me Jovica Stanishiç, ish-shefin e Sigurimit të Shtetit.

Ky fakt pohohet nga media serbe "Blic", sipas të cilës, gjatë këtyre shtatë viteve, Haxhiç udhëtoi për në Rusi në dy raste dhe kaloi atje disa vite për çdo herë.

Duke shtuar se ai ishte duke punuar në Rusi gjithashtu, gjatë periudhës që qëndronte atje.

“Paratë iu dhënë atij nga njerëz të cilëve ai u ka bërë të mundur që të fitonin shuma të mëdha parash gjatë konflikteve të luftës në vitet '90 nga aspekti tregtar.

Ata njerëz pastaj u bë përfitues të luftës dhe ndikuan në popullin serb dhe gjatë atyre shtatë viteve ata ishin kthyer në favor të Haxhiçit”, citon “Blic” burime të mirëkonfimuara rreth kësaj.

Ndihmë nga Stanisiç dhe Simatoviç

Sipas hetimeve, njerëzit e afërt me ish-shefin e Sigurimit të Shtetit Serb, Jovica Stanishiç dhe zëvendësin e tij Franko Simatoviç, e ndihmuan shumë Haxhiçin në fillimet e fshehjes së tij, për të mos rënë në duart e Gjykatës së Hagës, e cila e kërkonte për krime lufte.

Kjo edhe sepse paraqitja e tij në sallën e gjyqit të Hagës, do ta bënte më të vështirë mbrojtjen e këtyre dy personazheve, gjithashtu të implikuar me akuza për krime lufte.

Kjo është arsyeja pse njerëzit e afërt me ata të dy, e kishin ndihmuar Haxhiçin të fshihej në një mënyrë edhe më të organizuar dhe më shumë profesionale, se ajo e Ratko Mlladiç, sipas “Blic”.

Nisën t’i mungonin paratë

Ndërkaq,mësohet se atij nisën që t’i mungonin paratë dhe për këtë, hetimi ka zbuluar se ai u përpoq për të shitur një pikturë të famshme nga Amadeo Modigliani, siç konfirmohet nga prokurori për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç.

”Piktura është vjedhur gjatë konflikteve të luftës dhe ai kishte për qëllim për ta shitur atë, sepse i mungonin shumë para gjatë kohës kur fshihej. Ai nuk e ka parë familjen e tij gjatë këtyre shtatë viteve”, thotë burimi i “Blic”, mbi këtë fakt.

Priftërinjtë e Fruska Gora

Siç u tha nga prokurori Vukçeviç gjatë konferencës së fundit për shtyp, Haxhiç kishte kontaktuar gjatë kohës së fshehjes së tij, vetëm disa nga miqtë e tij dhe priftërinjtë nga zona e Fruska Goras.

n.e/NOA

KOMENTE