Tiranë, 21 korrik 2011 NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Gazsjellësi Trans Adriatik firmosën Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi, duke u përqendruar në gjetjen e mundësive për lidhjen e Gazsjellësit Adriatik-Jon, me sistemin e Gazsjellësit Trans Adriatik, në një pikë lidhëse në afërsi të Fierit në Shqipëri.
Memorandumi u firmos nga Ministri i METE, z. Nasip Naço dhe nga Drejtori i Zhvillimit të Biznesit dhe Lejeve të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik, z. Barnim Piechoroëski.
Duke patur marrëveshje të nënshkruara me të katër pjesëmarrësit e gazsjellësit Adriatik-Jon, TAP konsolidon kuadrin e nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjes së TAP me IAP. Hapat e mëtejshëm do të përfshijnë harmonizimin e afateve kohore të projekteve dhe specifikimeve teknike të tubacioneve.
Lidhja e IAP me TAP do t’i sigurojë Evropës juglindore, një rajon i cili varet në një masë shumë të madhe nga një furnizues i vetëm i gazit, furnizime të reja të gazit natyror nga rajoni i Kaspikut.
a.q/NOA