Një grup hakerësh i quajtur Anonymous tha se është futur në serverët e kompjuterëve të NATO-s.
Grupi ka publikuar dy dokumente zyrtare të NATO-s, duke thënë se “kemi material të mjaftueshëm të kufizuar… Në ditët e ardhshme, pritni të dhëna interesante”.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA ka cituar një zyrtar anonim të NATO-s të ketë thënë se aleanca është në dijeni për thyerjen në server dhe se i ka dënuar ato.
Anonymous është lidhur me sulmet e mëhershme në internet. Disa anëtarë të dyshuar janë arrestuar për këtë në Britani, Holandë, dhe së fundi edhe në SHBA. /rfe/