Diten e premte, 22 korrik 2011, ne oren 11.00 ne Hotel Rogner, Salla “Apollonia”, do te behet paraqitja e projektit “Realizimi i nje Qendre Sherbimesh dhe Rrjetit Akademik Shqiptar” si dhe ceremonia e firmosjes se kontrates mes Ministrise se Arsimit dhe te Shkences dhe koncorciumeve CINECA-CASPUR.
Projekti, i financuar nga Kooperacioni italian, ka per qellim te fuqizoje sistemin universitar shqiptar ne funksionin e tij te promovimit te aktivitetit didaktik dhe kerkimit shkencor ne nivel nderkombetar.
Ne ceremoni do te jene te pranishem Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Arsimit dhe i Shkences, Myqerem Tafaj, Zv/Ministrja e Arsimit dhe e Shkences, Nora Malaj, Drejtori i Qendres se Sherbimeve, Arjan Xhelaj, Ambasadori italian ne Tirane, Saba D’Elia, Drejtori i Kooperacionit italian per Zhvillim, Aldo Sicignano si dhe perfaqesues ne ze te botes akademike italiane.