Fier, 21 korrik 2011, NOA- Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme pas përplasjes së ndodhur mes një makine tip benz dhe një kamioni në qytetin e Fierit.
Si pasojë e kësaj përplasje ka marrë dëmtime të rënda Vladimir Sollaku i cili ndodhej në njërën prej makinave.
Sakaq menjëherë sapo u njoftua për rastin policia e Fierit shkoi në vendngjarje për të hedhur dritë mbi rastin, por deri me tani pista kryesore është ajo e shpejtësisë jashtë normave të lejuara të drejtuesit të makinës tip benz.
Pavarësisht përplasjes së ndodhur në vendin e quajtur ish “UMB”, drejtuesi i kamionit nuk është dëmtuar.
a.y/NOA