Tiranë, 21 korrik 2011 NOA /Albana Qehajaj – Bashkimi Europian i bën sërish thirrje politikës dhe qeverisë shqiptare të përqëndrohen mbi integrimin e vendit në familjen evropiane.
“Rruga drejt BE-së për Shqipërinë, duhet të jetë prioritet kombëtar”, kanë dekluar gjatë konferencës së tyre në Tiranë nga ambasadorja polake në Shqipëri Irena Tatarzynska dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ndërsa vunë në dukje se plotësimi i 12 prioriteteve duhen plotësuar pa dhënë një datë për në BE. “Si rezultat i bisedimeve të BE dhe Shqipërisë, vendit tuaj i janë dhënë 12 prioritete kyçe. Që tu pergjigjesh këtyre prioriteteve është një punë e madhe, e përbashkët dhe kolektive. Procesi i anëtarësimit në BE, kërkon një devotshmëri”, tha ambasadorja polake.
Për ambasadorin Sequi kushtet për në BE, janë të njëjta për të gjithë vendet dhe se tashme ka ardhur koha e dialogut politik pa tensione. “Shoh që kam parë polarizim, ajo që dëshirojë të shohë është që besimi të shkojë në rritje dhe polarizimi të shkojë në ulje dhe kjo sepse besoj se integrimi është një objekt ndërkombëtar për ShqipërinëVjet, komisioni ka nxjerrë raporin analitik dhe 12 prioritet kyçe. Komisioni Europian po përgatit progres raportin dhe në 13 tetor do t’i dorëzohet Ministrave të Jashtëm të BE-së. Pra, progres raporti është ende duke u përgatiur. Ai është një vlerësim serioz. Dëshiroj të shtoj se në historinë e BE-së, këto vlerësime janë marrë parasysh, përvec një rasti. Qasja jonë përmblidhet në tre fjalë, në të cilën përshkruajnë Bashkimin Europian, një Europë në rritje, një Europë e sigurtë dhe një Europë e hapur”.
Ndërkaq, Tatarzynska, deklaroi më tej se zgjerimi i BE-së është në interesin e vendeve kandidate. “Në datën 1 korrik, Polonia mori Presidencën e radhës në BE. Ne falenderojmë Hungarinë për këshillat që na ka dhënë gjatë gjysmës së parë të vitit dhe Danimarkën dhe Qipron, që do të bashkëpunojnë me treshen e Be-së, deri në fund të vitit 2012. 21 vjet më parë, me zgjedhjet e atij viti, ne i dhamë fund komunizimit. Ne përfaqësuam dhe restauruam lirinë duke u mobilizuar një ide, e cila është solidariteti. Ky solidaritet është shprehur, ku kemi lirinë, dinamizimin, gëzimin dhe vendosmerinë për të ecur perpara, për të pasur progres. Europa është e bashkuar dhe kjo është një histori optimiste për kontinentin tonë. Kjo është një histori optimizmi dhe një histori angazhimi dhe solidariteti dhe nuk ka pasur asgjë të përbashket më parë, ndaj tani po krijon dhe probleme”, ka sqaruar ambasarodja polake, vendi i së cilës ka presidencën e rradhës të Bashkimit Europian.
a.q/NOA