Tiranë, 21 Korrik 2011 NOA - Në 6 mujorin e tragjedisë së 21 janarit një kortezh i përbërë nga familjarët e viktimave, grupi parlamentar dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama si dhe qytetarë të Tiranës vendosi sot buqeta me lule dhe ndezi qirinj në Bulevardin Martirët e Kombit, në vendet ku u qëlluan dhe u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe ku u plagos për vdekje i riu nga Lezha Aleks Nika i cili vdiq më pas nga plagët në një spital në Turqi.
Zyra për shtyp e PS tha se “ceremonia përkujtimore kishte për qëllim t’u bënte homazh këtyre katër qytetarëve që u vranë nga Garda Republikane nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, por edhe t’u kujtonte jo vetëm familjarëve por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë se krimi i 21 janarit nuk do të harrohet kurrë dhe autorët e këtij krimi, që sot gëzojnë mbrojtjen politike të Sali Berishës, herët a vonë do të përballen me drejtësinë.
e.t/NOA