English

Rrezikonte mandatin, deputetja socialiste në Kuvend pas 6 muajsh

Tiranë, 21 korrik 2011 NOA - Deputetja socialiste, Rudina Seseri ka marrë pjesë në seancën e sotme pleanare, e fundit për sesionin e 4-ët.

Arsyja e pjesëmarrjes së Seserit konfirmohet të ketë qenë rreziku i djegies së mandatit të saj si deputete, për shkak të mungesës në sallën ë legjislativit që prej muajit janar të këtij viti.

Sesesi është ulur në vendin e saj, në krah të karrigeve bosh të kolegëve të opozitës, pak minuta përpara fillimit të votimit për 2 ministrat e rinj si dhe paketën fiskale të propozuar nga ministria e financave.

Ndërkohë, deputetët e opozitës vijojnë bojkotimin e Kuvendit, ndërsa herë pas here në seanca kanë marrë pjesë edhe dy deputetët socialistë, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, të cilët nuk mbështesin bojkotin e socialistëve pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit.

a.q/NOA

KOMENTE