English

Shantazh në Facebook, 1000 euro gjobë për të mos botuar fotot nudo

Kosovë, 21 korrik, NOA – Një njohje e zakonshme në internet është kthyer në një makth të vërtetë për një të ri nga Kosova. Me anë të disa fotove nudo që kishte bërë në internet, të riut nga i bëhej presion dhe i kërkoheshin para që të mos publikoheshin. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, por vetëm dje është bërë arrestimi i personini që bënte shantazh, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë.

Për arësye etike, policia e Kosovës nuk ka bërë publikë emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkoh, mësohet se ngjarja ka nisur pas një bisede në çat. Qytetari që ka bërë padinë, është joshur në adresën e tij nga një profil i rremë me emër vjaze dhe me foto shumë hot. Pasi e ka pranuar si “mik” në Facebook, biseda ka vazhduar me kamër. Në këtë moment, personi që fshihej nën emrin e rremë të një vajze e ka “detyruar” të zhvishet të riun që mendone se po kalonte një aventurë interesante në internet.

Pas disa ditësh, personi që fshihej nën profilin e rremë të një vajze i ka kërkuar të riut para për të mos publikuar fotot e sikletshme. Fillimisht i kërkoi 250 euro, më pas 300 dhe në fund gjoba për fotot arriti 1000 euro. I riu u ankua në polici për ngarjen, duke thënë se përditë merre mesazhe kërcënuese për publikimin e fotove. Pas një pune disa mujore është bërë i mundur dhe identifikimi personit që bënte shantazhin. Ai është arrestuar dhe ndaj tij pritet të nis procesi penal.

a.k/NOA

KOMENTE