Londër, 21 korrik, NOA- Një vajzë e re ka tërhequr vëmendjen e mjekëve nëpër botë pasi një thithë i është rritur në këmbë. Zbulimi i pazakontë është bërë në këmbën e një të reje 22 vjeçe dhe fotot e saj janë postuar menjëherë në një faqe interneti të specializuar në dermatologji.
Një thithë e tretë nuk është një gjë e rrallë, është llogaritur se 5 100 njerëz kanë një gjendje të ngjashme, por zakonisht zonat ku ato dalin janë në bust; në këmbë besohet të jetë hera e parë. Ekzaminimi i parë mjekësor tregoi se vajza në këmbën e djathtë ka një gjëndër të ngjashme me atë të thithës së gjoksit.
Rezultatet janë paraqitur edhe në revistat prestigjioze mjekësore. Vajza thotë se thitha i ka dalë në këmbë që nga lindja dhe se nuk i krijon ndonjë problem.
Në mesin e yjeve është rasti i njohur i Lily Allen, e cila gjatë një shfaqjeje tregoi para kamerave thithën e tretë.
a.e./NOA