English

Varësia me ujin ekziston dhe personat që e vuajnë janë “aquaholic”

Londër, 21 Korrik NOA - Mjekët gjithmonë këshillojnë që të konsumojmë shumë ujë dhe kjo me qëllim të shëndetit të mirë për trupin tonë në temperatura sidomos të larta.

Megjithatë konsumimi i 16 litrave mund të ketë raste që të na çojë dhe në spitale.

Diçka e tillë ka ndodhur me një të re londineze Joanne Jarvis, e cila ishte ndjerë keq pas konsumimit të 16 litrave në një ditë të vetme.

Joanne vendosi që këtë eksperiencë të sajën ta rrëfente për të përditshmen britanike Daily Mail dhe kjo pasi kishte dëgjuar për mbidozën e arritur nëpërmjet ujit nga aktori anglez Anthony Andrews në 2003.

Tashmë personat që vuajnë nga diçka e tillë quhen “aquaholic” dhe nuk rezistojnë dot pa këtë pije jetësore duke konsumuar sasi të shfrenuara, e duke shkaktuar dëme të mëdha ndaj fizikut të tyre.

Edhe pse duket shumë e pazakontë, bëhet fjalë për një patologji të vërtetë varësie, në llojin e alkoolizmit

“Unë nuk konsumoj ujë me arsyen që më bën mirë, por pasi kjo pije më pëlqen. Nuk mund ta besoj atë që kam bërë. Kam qenë pothuajse duke rrezikuar jetën si pasojë e uji”, - përfundoi Joane.

r.b/NOA

KOMENTE