Bolonja, 21 korrik 2011, NOA- Një frakturë e mundshme në brinjë, me këtë diagnozë këngëtari Vasco Rossi ka kërkuar tu japë përgjigje dhimbjeve të vazhdueshme që prej javësh e kishin bërë të ishte keq gjatë turit të koncerteve që sapo përfundoi.
Këngëtari rok u shtrua në spital për analiza radiologjie në një sallë të rezervuar në një klinikë private në Bolonja, i shoqëruar edhe nga një ekip mjekësh personal.
Zëdhënësja e tij Tania Sachs, u dha fund kështu zërave të zhurmshëm për një gjumë të pafund si dhe thashethemeve se këngëtari kishte rënë në koma.
a.y/NOA