English

10 njësi vendore në 31 korrik drejt qendrave të votimit

Tiranë, 22 korrik 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e pasdites së sotme vendosi që në 31 korrik 10 njësi vendore do u drejtohen qendrave të votimit.

Komunat ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme janë komunat Shllak, Shalë, Komuna Qendër-Skrapar, komuna Armen, Pishaj, Mollas, Paper, Zall-Dardhë, Kolsh dhe Finiq.

Mësohet se në zgjedhjet e zhvilluara në 8 maj, në 7 prej këtyre njësive zgjedhjet u cilësuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe më vonë nga Kolegji Zgjedhor si të pavlefshme çka çoi edhe në përsëritjen e tyre.

Ndërsa në tre prej këtyre komunave procesi i votimit nuk u krye fare.

Votimi për datën e votimit dhe përsëritjen e zgjedhjeve u bë me 6 votat e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si të djathtë edhe të majtë.

a.y/NOA

KOMENTE