Durrës, 22 korrik 2011 NOA – Ataku në zemër dyshohet t’i ketë marrë jetën një 70 vjeçari, i cili pushonte në plazhin e Durrësit.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit konfirmuan se ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në plazhin pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në Durrës.
Hasan Lluani, 70 vjeç, nga Tirana megjithë ndihmën e pushuesve, që ndodheshin pranë ka gjetur vdekjen teksa lahej në det. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë hodhën dyshimet se vdekja e 70-vjeçarit, përveçse mbytjes mund të jetë pasojë e një ataku kardiak të menjëhershëm. Brenda 2 muajsh ky është rasti i tetë i mbytjeve aksidentale në zonat turistike detare.
a.q/NOA