Prishtinë, 22 korrik 2011, NOA- Nëpërmjet një komunikimi me mediat zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behxhet Pacolli ka deklaruar se shkon në 77 numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në fjalën e tij i ngarkuari për njohjen e pavarësisë së vendit tha se Afrika Qendrore është vendi i radhës i cili e njeh shtetin e Kosovës si të pavarur dhe sovran. Mësohet se Afrika Qendrore ka 4.4 milionë banorë dhe kryeqyteti i saj është Bangui.
a.y/NOA