English

Alfred Shkurti: Nuk dua të marrë pjesë në funeralin e nënës

Tiranë, 22 korrik, NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar sot në media një deklaratë të Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe me emrin Aldo Bare. Në deklaratën me shkrim që mban edhe firmën avokatit të Alfred Shkurtit theksohet se “nuk pranon të marrë pjesë në varrimin e së ëmës së tij”, e cila ka vdekur disa ditë më parë.

Aldo Bare është arrestuar si drejtuesi i Bandës së Lushnjës dhe dyshohet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjes. Akuzat bëjnë fjalë për disa vrasje, rrëmbime, gjobëvënie, krijim të organizatës kriminale, dhunim varresh e banesash dhe armëmbajtje pa leje. Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.

a.k/NOA

KOMENTE