English

Autoritetet serbe përgaditen për ekstradimin Haxhiçit

Serbi, 22 korrik, NOA -Autoritetet serbe janë duke u përgatitur për ta dorëzuar të akuzuarin për krime lufte Goran Haxhiç në Tribunalin e Hagës. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se nuk do të ankohet për ekstradimin.

Haxhiç mund të ekstradohet në Hagë shumë shpejt. Goran Haxhiç, i cili u arrestua në Serbi të mërkurën, u akuzua nga gjykata e Hagës në vitin 2004 me akuzat për krime lufte që rrjedhin nga lufta e viteve 1990 në Kroaci.

Arrestimi i tij u përshëndet gjerësisht si një mbyllje simbolike e një kapitulli të tmerrshëm në historinë e Ballkanit.

NOA/RFE

KOMENTE