E premte, 22 korrik 2011, NOA- Rreth 40 persona mbështetës të klanit familjar të ish-Presidentit Ben Ali, mes të cilëve vetë diktatori dhe e shoqja Leila, prej kohësh refugjatë në Arabinë Saudite do të ndiqen penalisht.
Në një seancë e cila do të mbahet të martën e ardhshme grupi do të gjykohet për “arratisje në masë” nga vendi, por për pjesën më të madhe të tyre kjo arratisje ka rezultuar e dështuar në 14 janar, ndërsa regjimi në Tunizi ishte duke rënë.
Mbështetësit e Presidentit pasi u siguruan se revolta po fitonte tentuan të arratiseshin duke marrë me vete një sasi të konsiderueshme parash.
a.y/NOA