English

Berisha: Arsimi shqiptar do e fitojë me siguri të madhe sfidën e cilësisë

Tiranë, 22 korrik 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha këtë pasdite ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Shkencave Sociale, ku i uroi ata për diplomimin e tyre.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kryeministri Berisha e cilësoi ditën e diplomimit si kulmin e suksesit, duke shtuar se nga kjo ditë fillon përgjegjësia më e madhe.

“Edukimi dhe arsimi i lartë janë të një rëndësie jetike, janë jetik për çdo vend dhe aq më tepër për një vend komunë si vendi ynë ku gara e dijes përcakton më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen e vendit. Studentët dhe studentet, ata që u diplomuan 20 vjet më parë, u diplomuan në një vend në të cilin papunësia për shkak të falimentimit total të një ekonomie të dështuar kishte arritur shifrat 80%, dhe që në masën 50% ishte një vend rural, ndërsa tani Shqipëria është vendi me të ardhura të mesme dhe të larta si dhe do kapë së shpejti nivelin e vendeve të zhvilluar”, u shpreh kreu i qeverisë para të sapodiplomuarve të Shkencave Sociale.

Më tej ai shtoi se arsimi shqiptar do e fitojë garën e cilësisë me sigurinë më të madhe, duke thënë se tashmë Universiteti është një mundësi për të gjithë.

Sipas tij tek liria e akademikëve dhe studentëve, qëndron shtrati i mendimit dhe i projektit për të ardhmen, duke theksuar se së bashku do bëhet gjithçka për të konsoliduar liritë duke u përmbushur kështu edhe misioni i madh, ai i arkitektëve të së vërtetës.

a.y/NOA

KOMENTE