Angli, 22 Korrik NOA - Manchester City ka trembur Romën dhe Luis Enrique.
Skuadra angleze faktikisht është e gatshme të bëjë një ofertë monstruoze në drejtim të mesfushorit kryeqytetas De Rossi: 9 milionë në vit për lojtarin dhe rreth 23 të tilla për klubin e Romës.
Janë shumë para këto, të cilat janë duke tunduar kapitenin e ardhshëm të Romës për të qëndruar në kryeqytet.
Paratë që mund të fitohen nga kjo shitje do të shërbejnë për të arritur në një blerje të mundshme të Pastores, por në krahun tjetër pozicioni i klubit ka qenë tepër i qartë: të mbajmë De Rossin, pasi ka mahnitur teknikun spanjoll.
r.b/NOA