Itali, 22 Korrik NOA - Insulinë nga qelizat e mëlçisë për të shëruar diabetin.
Është kjo sfida e studiuesve të Universitetit të Tor Vergata, që kanë nisur një projekt kërkimi.
“Po punojmë për këtë projekt për pesë muaj me radhë – shpjegon Giorgio Federici, drejtor i departamentit të mjekësisë në laboratorin e Tor Vergata – dhe jemi duke kryer një punë të shkëlqyer”.
Janë arritur të prodhohen dy proteina që duhet të kenë kontakt me qelizat apatike, ku do të verifikohet dhe prodhimtaria e insulinës.
r.b/NOA