Mal i Zi, 22 korrik, NOA - Policia e Malit të Zi, ka arrestuar në Ulqin dy shtetas kosovarë, nën dyshimet se kanë rrahur deputetin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, Mehmet Zenka.
Të arrestuarit janë F.V. nga Klina dhe S.A. nga Lipjani, kanë bërë të ditur autoritetet në Mal të Zi.
Deputeti i UDSH-së raportohet se ka marrë lëndime të lehta, kurse shtetasit e arrestuar kosovarë do të të paraqiten tek gjykatësi hetues në Ulqin.
NOA/RFE