SHBA, 22 Korrik NOA - Me sa duket Google është interesuar për blerjen e Interdigital, shoqërisë e cila e ka selinë e saj në Pennsylvania dhe është prodhuese e teknologjisë wireless.
Sipas thashethemeve të fundit të shtypit ndërkombëtar, interesimi i Mountain View është rritur së tepërmi pas humbjes së licencës Nortel, e cila është marrë nga Apple, Microsoft dhe Research In Motion. sipas përshkrimeve, Google është e gatshme të investojë rreth 200 milionë dollarë në këtë nismë të re të teknologjisë së saj.
r.b/NOA