Dubai, 22 Korrik NOA - Të gjithë kërkojnë që të tërheqin vëmendjen e Google Maps.
Edhe një sheik i pasur arab, që ka shkruar emrin e tij në një platformë gjigande në rërën e ishullit Al Futaysi, në emiratet e Abu Dhabi.
“Hamad” është fjala që shihet, madje dhe nga hapësira dhe që i ka kushtuar 22 milionë dollarë sheikut Hamad Bin Hamdan Al Ahyan.
Gërmimi është rreth një kilometër thellësi dhe në një gjatësi prej 3,218 kilometër dhe nuk do të fshihet nga uji për një kohë të gjatë.
Shkronjat faktikisht formojnë rrugë që përshkohen nga uji dhe që devijojnë në formën e kërkuar.
Punimet kanë nisur që në vitin 2007, një moment ku Google Maps pyeste vete se çfarë ishin dy shkronja gjigande si “H” dhe “A”.
Për njerëzit normal diçka e tillë është e pabesueshme, por për Hamad në krahun tjetër, asgjë nuk është e pamundur.
r.b/NOA