English

Integrimi, Spahiu: Politika të mos bëhet barrierë

Tiranë, 22 korrik 2011 NOA – Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në një takim të zhvilluar me përfaqësues të Parlamenteve Rinore shqiptare dhe kosovare deklaroi se e ardhmja e shqiptarëve është në Bashkimin Europian dhe për këtë duhet të arrihen modele dhe standarte.

Spahiu gjithashtu theksoi se e ardhmja e dy vendeve varet nga niveli i arsimimit të brezit të ri. Prandaj të rinjtë e shqipërisë dhe kosovës duhet të punojnë sëbashku për të ardhmen e vendit por gjithashtu duhet të kujdesen për një edukim sa më mirë të tyre. Gjithashtu Z.Spahiu theksoi se shteti shqiptar duhet të angazhohet sa më shpejt për unifikimin e teksteve shkollore duke bërë që sa më shpejt të dy vendet të kenë një sistem të përbashkët arsimor. Ai theksoi përsëri se para se të flasim për bashkim të dy shteteve duhet të përpiqemi për bashkimin e shqiptarëve dhe kjo më së miri mund të vij nëpërmjet unifikimit të arsimit. Studentët kosovar shprehën vlerësimin e lartë për veprimtarinë e Nën/Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke theksuar se mbështesin qëndrimet e tij në mbrojtje të interesave kombëtare. Ata shprehën mirënjohen për kontributin e zotit Spahiu në frymëzimin e një lëvizjeje popullore duke e quajtur atë një avokat të denjë të shqiptarisë.

a.q/ NOA

KOMENTE