English

Kaos nga shpërthimi në Oslo, 2 të vdekur e 10 të plagosur

Oslo, 22 korrik 2011, NOA- (Update) Lidhur me shpërthimin e ndodhur në Oslo të Norvegjisë deri më tani raportohen 2 viktima dhe rreth 10 të plagosur.

Siç raportojnë mediat vendase, shpërthimi i fortë ka ndodhur shumë pranë selisë së qeverisë, konkretisht, brenda ambienteve të një prej gazetave më të mëdha në vend, VG.

Sipas policisë shkak për këtë shpërthim të fuqishëm dyshohet të ketë qenë një autobombë.

Ndërkaq konfirmohet se në kohën e shpërthimit kryeministri Jens Stoltenberg, nuk ndodhej në zyrën e tij.

Nga ana e policisë u bë evakuimi i ndërtesave përreth pasi dyshohet se mund të ketë edhe shpërthime të tjera.

Nga shpërthimi i fuqishëm është dëmtuar pjesa më e madhe e dritareve të zyrave të qeverisë si dhe ambientet e godinave përreth.

Gjithsesi deri tani nuk bëhet e ditur se cilët kanë qenë autorët e kësaj ngjarje ndërsa pista paraprake e cila ka provokuar shpërthimin mendohet të ketë qenë një autobombë.

Mediat norvegjeze raportojnë se rruga kryesore e kryeqytetit është në kaos, ndërsa është bllokuar kalimi në thuajse të gjitha akset rrugore të Oslos.

a.y/NOA

KOMENTE