Beograd, 22 korrik 2011 NOA – Krimineli i fundit të luftës në Ballkan, Goran Haxhiç ka lënë aeroportin e Beogradit për të flutuar drejt Hagës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja serbe e Drejtësisë, Snezana Maroviç.
Haxhiç, i shoqëruar nga një kolonë makinash policie, ka lënë në mëngjes Gjykatën e Krimeve të Luftës në Beograd, për të udhëtuar drejt veriut, në Novi Sad, ku fillimisht vizitoi nënën e tij të sëmurë, dhe më pas varrin e të atit. Rreth mesditës Haxhiç mbërriti në aeroportin e Beogradit për të nisur fluturimin drejt Hagës. Ministrja Maroviç tha për gazetarët se me këtë ekstradim, është përmbyllur periudha më e vështirë e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën e Hagës.
a.q/NOA