Indi, 22 Korrik NOA - Një leopard, i cili ka ndenjur i lirë për disa orë në Indi ka arritur të plagosë 11 persona në fshatin e Prakash Nagar, në rajonin e Siliguri, ku më pas është vrarë nga banorët me të drejtë mbrojtje.
Pjesëtari i familjes së felinëve, ka sulmuar persona të ndryshëm dhe roje t pyjeve të cilët po përpiqeshin për të kapur dhe për ta çuar atë në rezervat natyrore të shtetit të Bengala.
Roja e pyllit, Dharma Dev Rai ka shpjeguar se banorët kanë përdorur thika, gurë dhe shkopinj për tu mbrojtur nga leopardi, që ka plagosur shumë qytetarë, një polic dhe katër roje pyjore para se të goditej me armë zjarri.
Kafsha ngordhi shumë pak orë pasi u qëllua.
Leopardët janë kafshë të cilët janë të mbrojtura në Indi, por ndodh shpesh herë që ato të futen nëpër fshatrat e shumtë në kërkim të ushqimit.
r.b/NOA